Prej me shumë se 25 vjetësh dy vëllezërit nga Vajkani i Fierit merren me kultivimin e produkteve bujqësore. Sapo kanë mbaruar sezonin e shalqirit dhe tani është periudha e perimeve të fushës, vëllezërit Dashnor dhe Xhevdet Petriti janë duke velur prodhimet e tyre. Dashnori tregon se këtë vit jo vetëm që prodhimi është i mbarë dhe me rendiment të lartë por produktet e tyre bujqësore si shalqiri dhe perimet po shiten me çmime të favorshme në tregun vendas dhe të huaj.