Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë rritur numrin e pacientëve që vijnë në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT. 370 pacientë kanë ardhur brenda 24 orëve. Por nga njëra anë temperaturat e ulëta e nga anë tjetër Covid 19 ka agravuar problemet kardiake tek pacientët duke shkaktuar një fluks pothuajse të papërballueshëm.