Nëse për konstituimin e Kuvendit nuk arrrihet konsensus deri më 26 korrik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me pasojat e mundshme. Të dyja paritë kryesore opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtuan me kërkesa të veçanta të njëjtës gjykatë, që të specifikojë çështjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, sepse sipas tyre kryesuesi i seancës, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po respekton Rregulloren e Kuvendit.