Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara ka mbërritur në Moskë për diskutime. Pritet që sot ai të takohet me zyrtarë të lartë rusë për të diskutuar ultimatumin e ri të Trump për një përparim drejt armëpushimit, në një kohë që 8 gushti po afrohet.