Një i dënuar për vrasje në vitin 1996 ka rënë në pranga nga policia Kufitare në Portin e Vlorës. Edmond Panaori po vinte në Shqipëri nga Italia duke tentuar të kalonte nga Porti i Vlorës. 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier më 15 dhjetor të vitit të kaluar ka nxjerrë urdhrin për të rikthyer në fuqi vendimin e vitit 2021 nga Gjykata e Lartë. Ky vendim, e dënonte Panaorin me 10 vite burg, për “Vrasja me dashje”, nga të cilat ai kishte për të kryer edhe 3 vite e 4 muaj.