Është arrestuar shtetasi Ervis Çela, i cili është dënuar nga Italia për krime kundër jetës dhe personi. Ndaj 41-vjeçarit rëndojnë akuzat “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë, “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.