Top Channel/ I dënuar më parë për trafik droge/ Plagoset në këmbë 38-vjeçari, subjekt i OFL-së
30/05/2021 09:34

Edison Begaj, një emër i njohur për strukturat e drejtësisë i ka shpëtuar një atentati në derën e shtëpisë mbrëmjen e djeshme në Vlorë. 38-vjeçari është plagosur nga persona ende të paidentifikuar me 4 plumba në këmbë në ambientet e banesës së tij në fshatin Kaninë. Mbrëmjen e djeshme ai është paraqitur në ambientet e spitalit, ku ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së tij dhe pista krzesore qëndron trafiku i drogës, për të cilin është dënuar më parë. Edison Begaj rezulton të jetë piketuar nga OFL në maj të 2020-ës për të treguar burimin e pasurisë së tij, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”. Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës vuri në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Begajn, duke i dhënë fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Ndërhyrja e dhjetëra punonjësve policorë të Vlorës dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë çoi në bllokimin dhe sekuestrimin e 284 kilogramëve hashash të ndara në tetë pako të mëdha, në fshatin Ndërmenas të Fierit. Droga u gjet në një furgon, në të cilin gjatë kontrollit u zbuluan 5 armë zjarri automatike, një pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe granatash. Në atë kohë, policia tha se armët e sekuestruara ishin destinuar për grupet kriminale italiane.

Top News – Hiqen masat ndaj Ajola Xoxës. GJKKO shfuqizon ndalimin e daljes jashtë vendit
30/03 15:28
Top Channel/ 100 vite jetë dhe dashuri, Elefteria Xega feston një shekull, e rrethuar nga…
30/03 15:27
Top Channel/ “Paqja fiskale” pret konfirmim! Ligjet në duart e ndërkombëtarëve
30/03 15:26
Top News – Partitë mund të marrin kredi/Por jo financim nga strategjikët, bixhozi dhe kriptomonedhat
30/03 15:24
Top Channel/ Afrikanët që jetojnë në shpellë! Shkodër, janë ndalur në malin e Taraboshit
30/03 15:23
Top News – Tryeza e Ramës për integrimin europian, Berisha: Propagandë, asnjë kapitull s’do mbyllet
30/03 15:06
Top Channel/ Emërohet drejtori i ri i Policisë, Skënder Hita merr gradën “Drejtues Madhor”
30/03 15:05
Top News – Kur reduktohet akciza? Malaj: Vetëm nëse nafta shitet mbi 220 lek për litër
30/03 15:03
Top News – ‘Teknikisht jemi gati për BE’. Rama: Blegtoria, procesi më i vështirë për anëtarësim
30/03 15:00
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas një person me biçikletë, detajet e para
30/03 14:42
Top News – Interpelancë urgjente me Lamallarin. PD: Për korrupsionin dhe inkriminimin e Policisë
30/03 14:12
Top Channel/ Çmimi i ulët i luleshtrydhes nxjerr në protestë fermerët e Fierit, ankohen për…
30/03 13:49
Top Channel/ Shpërthim i kontrolluar të gurëve në malin e Torovicës, qytetarët: Ishte operacion i…
30/03 13:47
Top Channel/ Çmimi i ulët i luleshtrydhes, banoret: Ky është viti më i keq, po falimentojmë
30/03 13:43
Top News – Braçe, kandidat i PS për Tiranën? Socialisti s’e përjashton, por po teston partinë
30/03 13:28
Top News- Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im u ekzekutua në Durrës, s’kam fuqi për hakmarrje
30/03 13:15
Top Channel/ Skënder Hita në krye të policisë, kush është “drejtuesi madhor” që u zgjodh sot nga…
30/03 12:38
Top Channel/ Paditet edhe KLP, prokurorja kërkon kthimin e dosjes,përplasje për hetimin e aksidentit
30/03 12:28
Top Channel/Bëri vrasje kur ishte 16 vjeç,kapet pas 13 vitesh i dënuari për vrasjen e një 17-vjeçari
30/03 12:25
Top News- Skënder Hita, kryepolici i ri/ Qeveria e përzgjedh mes tre kandidaturave më të vlerësuara
30/03 12:09