Një 57-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është arrestuar nga policia ditën e sotme. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Plaku, i cili është i dënuar në Itali me 12 vite burg dhe i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite e 4 muaj.