6 turistë italianë u mbajtën të kyçur brenda apartamentit që kishin marrë me qira në Sarandë, pasi pronari kishte pretendime se ata i kishin dëmtuar disa pajisje. 59-vjeçari nga Kosova u konfliktua verbalisht me të rinjtë italianë dhe nuk lejonte tu hapte atyre derën pa e dëmshpërblyer.