Policia Rrugore vijon kontrollet e shtuara me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 71 drejtues të automjeteve janë ndëshkuar deri më tani, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.