Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili u kap me kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje. Sipas uniformave blu, Emiljano Gjika, i cili ishte në gjendje të dehur, sapo ka parë efektivët ka hedhur armën në kanal në qendër të fshatit Libofshë.