Ardit Beshiri, 29 vjeç humbi jetën katër ditë më parë teksa punonte me fadromë, kur një masiv i madh kromi dhe inertesh e zuri poshtë. Kërkimet për trupin e tij kanë nisur prej tre ditësh, por ende pa rezultat, për shkak të masivit të madh të mineralit të shembur.