Jamarbër Malltezi, i arrestuar dy ditë më parë pas hetimeve të SPAK për “Partizanin”, ka mbërritur në GJKKO, ku do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se në sallën ku po mbahet seanca për Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, ka masa të shtuara sigurie.