Një jaht 17 metra i gjatë është fundosur në det ne zonën e Drimadhes. Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar (në spirancë) rreth 130 metra larg bregut të detit. Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pasur njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit. Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhes. Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.