Në masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Fierit Elmir Tufa, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastrati në muajin shkurt të 2021. Elmir Tufa ka qenë në kërkim prej më shumë se dy vitesh për vrasjen me paramendim të biznesmenit Shkëlzen Kastrati, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur ditën e djeshme gjatë operacionit të koduar “Lokalizimi”. Gjykata e Fierit kishte caktuar atij masën “arrest me burg”, ndërsa në pranga për vrasjen e Shkëlzen Kastratit është edhe Albert Zaja, i cili u kap nga forcat Renea në Fushë-Krujë në prill të vitit 2021.