Bardhyl Fusha është personi që tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë këtë paradite në Tiranë. Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov.