Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione jashtë parlamentit nga mbështetës të tij. Simpatizantët e pritën me thirrje “Berisha, Berisha”. Berisha ka bërë një deklaratë të fortë para hyrjes në parlament, duke folur për pazare të flliqura mes Ramës dhe Bashës.