Top Channel/ Hyjnë në fuqi rregullat e BE. Postimet në “Google”,“X” e “Meta” nën monitorim të rreptë
25/08/2023 23:14

Hyjnë në fuqi rregullat historike të BE-së për përmbajtjen e paligjshme digjitale me gjigantët e internetit si Google, Amazon dhe rrjeti social X, i njohur më parë si Tëitter, platforma këto që rrezikojnë gjoba të mëdha me vlerë deri në 6% të xhiros vjetore në mbarë botën për shkelje. Akti i Shërbimeve Digjitale të Bashkimit Evropian zbatohet për 19 motorë kërkimi dhe platforma shumë të mëdha me më shumë se 45 milionë përdorues aktivë. Kompanitë do të duhet të heqin më shpejt pornografinë e fëmijëve dhe propagandën terroriste dhe gjithashtu ta bëjnë më të lehtë për përdoruesit që të raportojnë përmbajtje të tillë. Tregjet online si Amazon tani janë të detyruara të heqin produktet e falsifikuara ose lodrat e rrezikshme në masën më të mirë të mundshme dhe të informojnë konsumatorët nëse një produkt i paligjshëm është blerë. Për më tepër, kompanitë duhet t’i raportojnë rregullisht Komisionit Evropian për shkallën në të cilën platformat e tyre rrezikojnë shëndetin mendor ose lirinë e shprehjes. Duke përshëndetur rregullat e reja, komisioneri i Tregut të Brendshëm të BE-së, Thierry Breton tha në një video në X se ekipi i tij do të ishte shumë rigoroz për të kontrolluar nëse platformat sistematike janë në përputhje. Elon Musk, zotëruesi i X, dhe marrësi i paralajmërimeve të shumta publike të BE-së për detyrimet rregullatore, i tha Breton se kompania e tij “po punonte shumë për këtë”. Pamjet: AFP

Top News- 12 anije luftarake drejt Iranit, mes tyre më e madhja në botë, SHBA përgatit dhe F35-at
17/02 00:00
Top Channel/ Australia tërheq 34 shtetas nga Siria, ishin në një kamp me shqiptarët
16/02 23:19
Top Channel/ “Gjuetia” për gaz dhe naftë, Greqia dyfishon kërkimet në det
16/02 23:11
Top Channel/ Vrasja e aktivistit të djathtë trondit Francën, e vranë të majtët
16/02 23:10
Top News- Rrjeti i ri i sabotazhit: Kremlini angazhon ish-strukturat e Ëagner me mision në Europë
16/02 23:08
Top News- Terroristi kërkon të vrasë këngëtaren Taylor Swift, eksplozivë me porosi nga ISIS
16/02 23:06
Top Channel/ Shuhet këshilltari i “Kumbarit”, Lamtumirë ikonës Robert Duvall
16/02 22:39
Top News- Drama e familjeve në kampet e ISIS, duan të kthehen por nuk po riatdhesohen
16/02 22:19
Top Channel/ Anglia, gjobë nga emigrantët! Do u paguajë nga 6 mijë paund se u mori celularin
16/02 19:20
Top News – Irani ‘i tregon dhëmbët’ SHBA-së / Stërvitje ushtarake në ngushticën e Hormuzit
16/02 16:14
Top News – Rekord përmbytjesh, Franca në alarm / Stuhitë ndëshkojnë Spanjën me erëra vdekjeprurëse
16/02 16:13
Top Channel/ “Të tjerë gra e fëmijë në Siri”! Gjyshi i Alvin Berishës kërkon ndihmë për nipin
16/02 15:26
Top News – Ombrellë të përbashkët bërthamore / Gjermania e Franca në bisedime: Nuk zëvendësohet SHBA
16/02 15:08
Top News – SHBA e Hungaria, pakt bërthamor / Rubio takon Orban, mbështetje para zgjedhjeve
16/02 14:54
Top Channel/ Lista Epstein, akuza për përbaltje: “Përmban dhe emra të pafajshmish”!
16/02 14:50
Top Channel/ Dëbimet në Europë, si ICE në SHBA: Paralajmërimi nga mbi 70 organizata!
16/02 14:48
Top News – Nuk e vramë Navalnin me helm bretkose / Rusia hedh poshtë akuzat e Evropës: Gënjeshtra
16/02 14:46
Top News – Polonia do ndërtojë armë bërthamore: Qëndrimi ‘imperialist’ i Rusisë po na detyron
16/02 14:34
Top News – SHBA-Evropë, janë kaluar vijat e kuqe/ Trump tronditi lidhjet, nuk heq dorë nga Grenlanda
16/02 12:43
Top Channel/ Putin një javë i zhdukur, Zelensky: “Nuk i ka mbetur shumë kohë”!
16/02 12:09
DIGITALB DIGITALB