Ish-kryeministri Sali Berisha pasi doli nga parlamenti ka paralajmëruar se vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar është nul. Ai thekson se përjashtimi i tij ka ardhur si pasojë e kompromisit Rama-Basha, por e kundërshton duke deklaruar qartë se vijon të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD.