Nuk ndalet vala e protestave kundër kryeministrit hungarez Viktor Orban, më e madhja prej vitesh në vend. Të udhëhequr nga avokati Péter Magyar, ish anëtar i partyisë Fidesz së Orbanit, me qindra mijëra njerëz u mblodhën në fundjavë në sheshin para Parlamentit në Budapest duke valëvitur flamuj hungarezë me thirrjet "Orban ik” dhe "Nuk kemi frikë”.