Paraditen e kësaj të shtunë një 22 vjecare nga Vlora gjeti vdekjen pas rrëzimit nga katet e larta të këtij pallati. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10 në lagjen 24 Maji të qytetit të Vlorës. Policia e gjeti trupin e të ndjerës mbi tavanin e një makine të parkuar poshtë pallatit ku jetonte viktima. Ajo ka rënë nga kati i pestë mbi makinë.