Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi doli në një deklaratë për mediat pas humbjes së zgjedhjeve. Ai falënderoi të gjithë mbështetësit që e votuan, por shtoi se rezultati nuk pasqyron realitetin e vullnetit të lirë të qytetarëve. Ai tha se kandidoi në zgjedhje aspak normale, si të gjithë kandidatët e opozitës.