Top Channel/ Humbi ndaj Bashës, Rama fitoi 11 gjyqe të tjera ndaj PD
13/06/2025 19:45

Pa ia përmendur emrin Ëngjëllushe Tahirit gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, kryeministri Edi Rama të Enjten publikoi një koment të gjatë kritikues për rrëzimin e padisë për shpifje bërë nga ai ndaj Lulzim Bashës. Edi Rama pasi thotë se kësaj gjyqtareje i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzion, e vlerëson vendimin si satirë gjyqësore. Zanafilla e padisë së Ramës është një deklaratë e Lulëzim Bashës në 2018 nga shkallët e selisë të PD ku deklaroi se “Rama bashkë me Fatmir Xhafaj dhe Donika Prelën po bëjnë gjithçka që hetimi ndaj Vangjush Dakos të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm” Këtë deklarim të Bashës, Edi Rama e konsideroi shpifje. Por argumenti i gjyqtares në këtë çështje lexuar palëve në sallën e gjyqit, ishte se “paditësi Edi Rama s’ka pësuar ndonjë dem, pasi dhe aktualisht mban detyrën e kryeministrit dhe deklarata nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj tij në publik” Gjykatësja Tahiri argumenton më tej në vendim se “deklarata është bërë përpara selisë të PD-së dhe se i padituri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kuadër të një ngjarjeje që kishte ndodhur dhe që përbënte interes publik dhe se deklarata e Bashës është në kuadrin e dhënies së opinioneve”. Por gjyqtarja Ëngjëllushe Taniri nuk e shikon deklaratën si një shprehje nga Basha të një fakti konkret të cilin paditësi Edi Rama e vlerëson një fakt konkret shpifës. Në njoftimin e gjykatës thuhet thjesht rrëzohet padia, pa dhënë arsyetimin e marrjes së këtij vendimi. Edhe pse gjykata e shkallës së parë Tiranë ka pasur 11 çështje te fituara nga Rama për shpifje gjatë këtyre viteve, për herë të parë kjo gjykatë nxjerr një njoftim për shtyp për të informuar mbi pikërisht atë padi që është rrëzuar, dhe asnjëherë për çështjet e tjera të fituara prej tij. Ky standart i ri i Gjykatës së Tiranës, me këtë njoftim për shtyp nuk jep asnjë informacion publikut mbi argumentimin apo argumentat në lidhje me rrëzimin e padisë. Publikisht Edi Rama ka deklaruar se me ata të cilët shpifin në adresë të tij do të përballet në gjykatë. Dhe kështu ka ndodhur. Të dhënat e gjykatës së shkallës së parë Tiranë mbledhur nga Top Channel tregojë se kryeministri Edi Rama për deklarata të ngjashme si ato të Bashës, prej vitin 2019 në 11 raste i është drejtuar me padi kësaj gjykate. Kjo tabelë tregon të listuara të gjitha gjyqet e përfunduara të kryeministrit për shpifje. Në harkun kohor 2019-2025 Edi Rama ka dalë fitues në 11 raste ndërkohë në përballjen me Lulzim Bashës ai shënon një gjyq të fituar dhe këtë më të fundit ditën e djeshme me padi të rrëzuar prej gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Numri më i madh i padive të fituara nga Rama 5 të tilla janë me Sali Berishën. Në 2019 gjykata gjeti fajtor për shpifje ndaj Ramës demokratët Jorida Tabaku dhe Arben Imami. Tre vite më pas Rama fiton një tjetër gjyq për shpifje me deputeten Albana Vokshi. Nuk janë vetëm politikanët të cilët janë përballur me Ramën ne gjykatë për deklarime shpifëse. Edi Rama ka fituar edhe një tjetër gjyq me aktivisten e shoqërisë civile me Sevim Arbanën në 2022 pasi ajo deklaroi se kishte parë Ramën duke pickuar një ministre grua.

Top Channel/ PS-PD “negociojnë” Kushtetutën, palët “përplasen” për numrin e deputetëve
31/03 19:47
Top Channeol/ Rama zbulon planin: Kompani publike për naftën! Çfarë thotë për tensionet nëPS
31/03 19:34
Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15
Top Channel/ Asambleja e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, Rama: Ai ballisti Halit Valteri….
31/03 18:02
Top Channel / “Këto janë meritat tona”, Rama në njësinë 7: Çdo mësues e mjek futeshin në punë me…
31/03 18:02
Top Channel / “Paketa e maleve”, Rama: Po fillon trendi i ikjeve e kthimeve, qëllimi jonë është që..
31/03 16:58
Top Channel / Kryeministri Rama në Njësinë 7: Pagat në sektorin publik janë rritur, kemi njohur e…
31/03 16:50
Top Channel / Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, Rama: Çmimi i naftës është rritur kudo, ne po…
31/03 16:50
Top Channel/ “Jam i bindur që do jemi fitues”, zgjedhjet vendore në 2027-ën, Rama: Kur të tjerët…
31/03 16:49
Top Channel/ “S’ka bllokim të negociatave”! Ministri i Jashtëm: Shqipëria në fazë të avancuar
31/03 15:17
Top Channel/ PD propozon ndarje të re territoriale, Berisha: Deri në 8 rajone e rikthim komunash
31/03 15:16
Top Channel/ Spiropali reagon pas zërave në PS: Heshtja s’është mungesë përgjigjeje!
31/03 15:16
Top Channel/ Erion Braçe nuk tallet: Do kandidoj! Seriozisht do shkoj deri në fund
31/03 15:15
Top Channel/ Qosja: Reforma Territoriale, mundësi për rikthimin e politikës pranë qytetarëve
31/03 13:22