Një shtetas ka humbur jetën këtë të martë në Mallakastrë pasi humb i kontrollin e mjetit bujqësor që drejtonte. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë. Mjeti tip agregat ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, njofton policia.