Mes dhembjes dhe lotëve, familjarë, miq, bashkëmoshatarë dhe banorë të Sukthit i dhanë lamtumirën e fundit 12-vjeçares Endi Bardhi, e cila ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit pas një hemorragjie cerebrale. Një sëmundje e pazakontë për moshën e saj i mori jetën nxënëses së klasës së gjashtë të shkollës "Njazi Mastori" në Sukth, duke lënë pas hidhërim dhe pikëpyetje mbi shkaqet e kësaj humbjeje të parakohshme.