Top Channel/ “Humbësit” ikin nga kryesia! Ndryshimet që priten në organet drejtuese të PD-së
19/07/2025 19:50

Shumë deputetë që nuk arritën të siguronin një vend në Kuvend ose që nuk u përfshinë në listat si zgjedhje kryetarit do të largohen nga organet drejtueset te partisë demokratike . Ndryshimi i grupit parlamentar do të imponojë rifreskim të përbërjes së kryesisë së partisë demokratike dhe komisioneve parlamentare në nisje te sesionit te vjeshtes duke përshtatur strukturat me realitetin e ri politik që prodhuan zgjedhjet. Sali Berisha i dha pushime pa afat mbi gjysmës së deputetëve te grupit parlamentar, të cilët në vjeshtë nuk do kenë mundësi të ulen në bankën e Kuvendit e për pasojë do të zhvishen dhe nga pozicionet që mbanin në parti. Konfigurimi i ri i grupit kuvendor do prodhojë një përbërje të re të një tjeter organi vendimmarrës: Kryesisë së Partisë Demokratike ku shume figura do të largohen për shkak se nuk do të gëzojnë më, pozicionet drejtuese në komisionet parlamentare. Divorci politik me Sali Berishën erdhi me kosto për Ferdinand Xhaferri, i cili u la jashtë listave nga kryetari. Ish deputeti ishte pjese e Kryesisë për shkak te funksionit si nën-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, por me realitetin e ri ai nuk do jete me pjese e ketij organi. Të njëjtin fat do kete edhe Dhurata Cupi, e cila nuk pati nje bilete të sigurte për në Kuvend pasi u hodh ne listën e hapur nga kryetari, në karrigen e saj si nënkryetaren e Komisionit te Ligjeve pritet te ulet një emer i ri. Zheni Gjergji e kishte siguruar një vend në Kryesi për shkak të pozicionit si kryetare e Komisionit te Shëndetësisë, por edhe atë e kapi “fshesa” e kryetarit para zgjedhjeve. Edmond Spaho të cilin Sali Berisha e hodhi në listën e hapur njoftoi largimin nga politika pasi zgjedhjet u mbyllen i zhgënjyer, duke vene ne pikepyetje drejtimit ne sekretatrit te Integrimit që e bëri pjesë të Kryesisë. i paqartë ështe edhe pozicioni i tij Helidon Bushatit si anëtar exofficio pasi braktisi trenin elektoral te Partisë Demokratike para zgjedhjeve. Në Partinë Demokratike asnjë nuk flet për dorëheqje si rezultat i reflektimit për disfatën elektorale, por rifreskimi i organeve drejtuese dhe riorganizimi i brendshëm është i pashmangshëm si pasojë e realitetit politik që prodhuan zgjedhjet. Shumë zëra pas humbjes në thelle kërkuan ndryshime të kupolës drejtuese, por Sali Berisha është investuar për momentin ne faktimin e asaj që cilëson farsë me shpresën se me kalimin e vapës dhe rinisjen e vjeshtës mendjet e demokratëve do jene freskuar.

Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07
Top Channel/ BE i vendos 101 kushte Shqipërisë për anëtarësimin, Rama: Inspektimi të vazhdojë
30/03 14:57
Top Channel/ Berisha: Opozita duhet të bëjë gjithçka që të dëgjohet, dhe kemi vetëm një rrugë që…
30/03 14:37
Top Channel/ Kryedemokrati: Ne duhet të bëjmë një diskutim për të hapur Partinë Demokratike
30/03 14:29