Policia e Sarandës u ka ardhur në ndihmë katër turistëve spanjollë, të cilët kishin humbur rrugën gjatë natës në plazhin e quajtur “Pllakatun”. Ata janë gjetur nga policia, e cila më pas i ka transportuar me mjet lundrues nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë.