Dy turistë çekë humbën në Malin e Dajtit pasditen e sotme, teksa po eksploronin natyrën. Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, i vijnë në ndihmë 2 turistëve çek, të cilët humbën rrugën, gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit”, thuhet në njoftimin e policisë.