Top Channel/ Humbën jetën në aksidentin tragjik! Trupat e emigrantëve dërgohen në morgun e Lushnjës
02/04/2024 18:55

Trupat e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi këtë mëngjes në Këlcyrë, u dërguan në morgun e spitalit të Lushnjës. Sipas informacioneve, trupat e emigrantëve të paligjshëm, që u dërguan në morgun e Lushnjës për shkak të kushteve frigoriferike, do të qëndrojnë aty deri në identifikimin e tyre. Në morg, ndodhen ekspertët mjeko-ligjorë. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit rreth 1 km larg Këlcyrës, pranë fshatit Kuqar. Mjeti që drejtohej me shpejtësi mbi 200 km në orë nga një shtetas shqiptar nga Shkodra, i identifikuar si Edison Bregaj, transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta. Automjeti tip veturë me plot 8 persona në bord ka kryer sipas ekspertizës një fluturim të gjatë ajror pasi ka dalë nga rruga. Më tej ka goditur shpatin e pjerrët në drejtim të lumit Vjosa dhe për shkak të shpejtësisë ende të lartë ka vijuar rrotullimet disa herë duke shkëputur pjesë të tij gjatë lëvizjes e duke nxjerrë edhe trupat e viktimave njëri pas tjetrit. Të tetë personat kanë humbur jetën menjëherë në vendngjarje dhe trupat e tyre ishin shpërndarë në një gjatësi prej 50 metrash. Drejtuesi i mjetit në përpjekje për të humbur gjurmët prej policisë që e kishte pikasur rreth orës 2 të mëngjesit në qendër të Këlcyrës është kthyer pas dhe në harkun e pak minutave shkaktoi edhe aksidentin. Vendi ku automjeti ka dalë nga rruga nuk ka barrierë anësore pasi krah tij është një shteg këmbësor që përdoret nga banorët e barinjtë për të zbritur në lumë. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të personit që mendohet se po trafikonte emigrantët por vetëm rreth orës 4 të mëngjesit arritën të zbulojnë aksidentin dhe ngjarjen e rëndë.

Top Channel/ Shuhet Mane Lumani. Parodisti vlonjat humb betejën për jetën në moshën 79-vjeçare
01/03 23:46
Top Channel/Përrenjas-Librazhd, ARRSH simulon planin e rrëshqitjes në Dragostunjë
01/03 23:30
Top Channel/ Qytetarë, aktivistë dhe opozita: Nuk duam që Greqia të përfshihet në konflikt
01/03 23:26
Top Channel/ Kundërpërgjigjet Irani. 9 të vrarë në Israel. Ka viktima në Dubai dhe Kuvajt
01/03 23:23
Top Channel/ Kush janë 3 burrat që po drejtojnë Iranin?
01/03 23:17
Top Channel/ Trump: Jemi në drejtimin e duhur. Shkatërrohet selia e Gardës Revolucionare të Iranit
01/03 23:15
Top Channel/ Lezhë, mbahet Dita e Arbëreshëve. Kujtohen rrënjët, kultura dhe tradita e përbashkët
01/03 22:42
Portokalli, 01 Mars 2026 – Familja Astari (Daddy përplas mësuesen )
01/03 22:30
Top Channel/ Korçë, festohet dita e verës me ndizjen e zjarreve tradicionale
01/03 20:40
Top Channel/ Durrës, nis sezoni turistik, ka vizitorë nga vende të ndryshme të botës
01/03 20:38
Top Channel/ Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, pasi u shkarkua kërcënoi punonjësit
01/03 20:36
Lufta me Iranin, Top Channel raporton nga Izraeli nën breshëri raketash
01/03 20:31
Ditari i Tranzicionit Ekonomik- Prof. Anastas Angjel – Vitrina e Librit
01/03 20:27
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:24
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:23
Top Channel/ ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Prrenjas
01/03 20:13
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top Channel/ Prrenjas–Librazhd: Të hënën vendoset për hapjen e rrugës së re
01/03 20:04
Top Channel/ Shqiptarja rrëfen sulmin në Dubai: “Raketat na kapën në befasi”
01/03 20:01
Top Channel/ Irani nuk ndal sulmet mbi Dubain, panik në rajon; kërcënon Hezbollahu
01/03 19:57
DIGITALB DIGITALB