Mëngjesin e 12 dhjetorit, në segmentin e 26-të të autostradës Ibrahim Rugova, në një aksident humbën jetën dy shtetase të Shqipërisë. Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të ditura, porse në pikën ku devijohet rruga janë përplasur një kamion me targa të Kosovës dhe vetura me targat e Shqipërisë.