Pas humbjes së foshnjës së tyre vetëm dy muajsh prindërit e tij kërkojnë që trupi i pajetë të sillet në fshatin e lindjes. Arbeni dhe Vjollca mes dhimbjes për ngjarjen e rëndë hedhin poshtë akuzat për kequshqyerje ndërsa thonë se nuk kanë mundësi financiare që ta marrin trupin e fëmijës që ndërroi jetë në kryeqytet pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore. Arbeni tregon se djali i lindur prematurë kishte probleme shëndetësore që në lindje dhe për këtë arsye është trajtuar në spital. Më pas ka qenë ai që është kujdesur për foshnjën për shkak se bashkëshortja e tij ka probleme të shëndetit mendor por fëmija ditët e fundit refuzonte ushqimin çka e ka detyruar babain ta çojë në spital.