Një punonjës i sektorit të ndriçimit në Shkodër ka humbur jetën aksidentalisht pasi ka rënë në konktakt me rrymën elektrike. Ai humbi jetën teksa ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, në Shkodër. “Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”- njofton policia.