Një ngjarje e rënd është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shëngjin ku një punëtor ndërtimi humbi jetën aksidentalisht, pasi ra nga kati i 9 i objektit ku po punonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit, në një kantier ndërtimi pallatesh në rrugën e Kunës, ndërsa viktimë e këtij aksidenti në punë mbeti Emiliano Frroku 28-vjeç.