Një person ka humbur jetën pasi ra nga kati i nëntë i pallatit ku banonte. Viktima me iniciale I. M. rreth moshës 50-vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht, por ende nuk dihet zyrtarisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, në fillim të shëtitores bregdetare “Taulantia”. Gjithsej në total pallati është 12-të katësh, ndërsa viktima ka rënë nga kati i 9-të. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë shërbimet e policisë, për të vijuar më tej procedurat.