Trupi i pajetë i 4-vjeçarit, i cili ra në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit, është nxjerrë pas disa orësh në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë në Kosovë. Operacioni i shpëtim-kërkimit për gjetjen e tij nisi një ditë më parë. Banorët thonë se ky nuk është rasti i parë në këtë zonë. Në Bukosh te Vushtrrisë në të njëjtën rrjedhë të kanalit një 70-vjeçar ndërroi jetë në vitin 2015. Në vitin 2022 po ashtu në të njëjtën rrjedhë është gjetur edhe një tjetër fëmijë i vdekur.