Një fëmijë nga Shkodra, 8 muajsh ka humbur jetën rreth dy javë më parë në spitalin e fëmijëve në kryeqytet, teksa prindërit kanë bërë kallëzim në prokurorinë e Shkodrës për neglizhencë. Foshnja 8 muajshe nga fshati Grudë në Shkoder ndërroi jetë në Tiranë, ku ishte shtruar pas një problemi me zemrën.