Babai i aktores dhe moderatores Jonida Vokshi, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e njoftoi dy ditë më parë artistja, përmes një “Instastory”. “Ma bërë shpirtin copë o ba. Do të të dua deri në frymën time të fundit, deri kur të takohemi serish!”, shkruan ajo. Ndërsa sot, bashkëshorti i aktores, Besnik Kapril, përmes një postimi prekës, u shpreh se demenca e mori ngadalë, por kurrë nuk arriti që të shuante dashurinë që kishte për ta. “Sot humbëm një njeri të veçantë, jo vetëm babain e Jonidës, por një mik dhe një shpirt të dashur. Ai më deshi si djalin e tij, gjithmonë i sjellshëm, me kujtime të mbushura me muzikë dhe tregime. Emi, cika ime, u rrit me përrallat dhe ninullat e tij që nga lindja.