Kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë as këtë të enjte në eventin me temë “Shqipëria Turistike 2030”. Ai thumboi kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosen, duke thënë se shpreson që t’i bashkohet në planin për menaxhimin e plazheve, pavarësisht se është demokrat.