Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, e bëri të qartë se Uashingtoni pret që gjatë vitit 2024 Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, e këtu përcolli dhe një mesazh për veshët e Beogradit: Dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve.