Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të energjisë në botë, po përballet me një reduktim drastik të trafikut detar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Sipas të dhënave të platformës MarineTraffic të analizuara nga agjencia AFP, vetëm nëntë anije naftëmbajtëse, cargo dhe kontejnerë – kanë kaluar ngushticën që nga dita e hënë.