Top Channel/ Homazhet në nderim të Kalasë, Begaj e Dumani takohen jashtë Pallatit të Kongreseve
08/10/2025 12:52
Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë u mbajtën sot homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.