Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Siç Top Channel raportoi ekskluzivisht, vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Mbas vendimit kryetarja e Gjykatës kushtetuese është larguar pa bërë asnjë koment.