Është zbardhur shkaku i vdekjes së 48-vjeçarit të gjendur të pajetë disa ditë më parë në afërsi të përroit të Limuthit në Bërxullë. 48-vjeçari Elton Tahiri, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar droga të forta, bashkë me shokun e tij, në banesën e këtij të fundit. Madjel Husa, shoku i 48-vjeçarit, nuk e kallëzoi në polici ngjarjen dhe transportoi trupin e pajetë të shokut të tij, nga banesa në afërsi të përroit të Limuthit.