Top Channel/ Historike në Romë! Rama-Meloni, miqësi me 16 marrëveshje, flitet vetëm italisht
13/11/2025 19:37

Për herë të parë në historinë e miqësisë mes dy vendeve, Shqipëria dhe Italia mbajtën një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, ku firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi. Meloni i konsideroi shqiptarët komb europian, ndërsa Rama tha se Italia mund të na kërkojë çfarë të dojë. Dhe e gjithë, mbledhja e përbashkët u bë pa përkthim, sepse gjuha zyrtare ishte ajo italiane. Ministrat firmosen një marrëveshje partneriteti strategjik dhe 15 marrëveshje të tjera në disa fusha kyçe, si mbrojtja, siguria, infrastruktura dhe shëndetësia. Një ditë historike, e cilësuan të dy kryeministrat duke dhënë mesazhe për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve fqinje. “Ky nuk është një zgjerim i Europës, por një ribashkim i saj. Shqipëria është një komb europian. Ajo çka na takon ne është ta ndihmojmë këtë proces në mënyrën më serioze dhe nëse është e mundur më të shpejtë të mundshme, sepse edhe kjo është në interesin tonë”, u shpreh Meloni. “Ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi gati të nënshkruajmë që mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian”, tha kryeministri Rama. Përtej integrimit, një fokus të veçantë kishte edhe mbrojtja, ku në takimin në Romë u firmos marrëveshja mes dy ministrive për ndërtimin e anijeve në Pashaliman. “Janë shtatë anije, të cilat do të ndërtohen në Pasha Liman nga një kompani italo-shqiptare. Kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët, e cila do të krijojë vende pune, njohuri për të rinjtë shqiptarë që do t’i paguajë ata mirë dhe ku Italia do të furnizojë Shqipërinë me anije, të cilat janë kaq të rëndësishme në ditët që jetojmë”, u shpreh Rama. Dy vite pas marrëveshjes së shumëdebatuar për kampet e emigrantëve, Meloni dhe Rama ulen sërish në tryezë, këtë radhë për ta shtrirë bashkëpunimin në shumë fusha, por me bindjen se do ta bëjnë të funksionojë edhe marrëveshja e nëntorit të vitit 2023. “Është një nismë revolucionare. Protokolli do të funksionojë kur të futet në lojë pakti i marrëveshjes së re për azilin. Kemi humbur dy vjet për të mbërritur po aty, tek ajo pikë që mendonim në fillim. Mendoj që gjithkush do të marrë përgjegjësitë e veta”, u shpreh kryeministrja italiane. “Me Italianë unë do ta bëja 100 herë edhe pse 100 herë ju do të vazhdonit të ishit kundër. Me vendet e tjera, kurrë. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne jemi gjithmonë gati për t’u përgjigjur “Po”, sepse ndihemi pjesë e këtij vendi”, tha Rama. Takimi në Romë do të pasohet nga një tjetër tryezë e përbashkët, që sipas kryeministres Meloni, do të ketë në fokus kryesor “Korridorin 8”. “Me kryeministrin Rama kemi lënë një tjetër takim, një tjetër objektiv, atë të vendosjes dhe krijimit të një forumi, ku do të përfaqësohen shoqëri ndërmarrjeje që përfaqësojë sistemim prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet ku do të vijojë bashkëpunimi ynë në sektorë si: energjia, transporti, duke u përqendruar në veçanti te “Korridori 8”, u shpreh Meloni. Përtej marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha me rëndësi për të dy vendet fqinje, në tryezën e Romës për herë të parë një takim ndërqeveritar u zhvillua pa përkthim. “Kemi qenë të gjithë paska të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë sonë plenare me të paktën 20 ministra, të cilët morën fjalën të gjithë, duke folur në mënyrë ekskluzive në italisht dhe pa pasur praninë e përkthimit”, tha numri 1 i qeverisë italiane. “Nuk ekziston një qeveri tjetër jo italiane që të flasë 100% në italisht dhe është veçse ajo shqiptare. Kjo është një përgjegjësi më shumë për Italinë që ta themi shkoqur dhe të jemi të qartë”, u shpreh kryeministri Rama. Një ditë e gjatë në Romë, mes atmosferës politike domethënëse dhe simbolikës historike të marrëdhënieve mes dy vendeve, u mbyll me një faqe të re bashkëpunimi dhe një përqafim të ngrohtë mes dy kryeministrave.

Top Channel/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I mbylli dyert Europës
13/03 22:48
Top Channel/ “Irani, sponsor i terrorizmit”! PS çon pr.rezolutën në Kuvend
13/03 19:38
Top Channel/ Rama: Asnjë frenim drejt BE/ Çështja “Balluku”, Kryeministri: Avancojmë me kapitujt
13/03 19:35
Top Channel/ Përgjigjja e plotë e Ramës për ambasadorët: S’lejoj të më shihni nga lart poshtë
13/03 15:50
Top Channel/ Nafta, PD kritika qeverisë/ Bozdo: Nuk po merr masa, duhet ndryshuar ligji
13/03 15:21
Top Channel/ Rama përplaset ashpër live me gazetaren, ja c ndodhi në konferencë
13/03 14:56
Top Channel/ “Vota për Ballukun nuk do përdoret si argument nga vendet e BE”, Rama flet edhe për…
13/03 14:24
Top Channel/ Shqipëria në BE pa të drejtë vetoje, Rama: Ka shumë vende që se kanë përdorur kurrë…
13/03 13:55
Top Channel/ Rama flet pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Nuk përmbushte kriteret
13/03 13:52
Top Channel/ ’Mendoni se gjithë bota mezi po pret Porto Romanon?’, Rama: Fuqizimi i shqiptarëve…
13/03 13:51
Top Channel/ ‘Asnjë prokuror nuk mund të pengojë më funksionin e vendit’, Rama: Imuniteti…
13/03 13:51
Top Channel/ A mund të rendisni disa shtete që kanë penguar ‘Porto Romanon’? Ja si përgjigjet Rama
13/03 13:40
Top Channel/ ‘Shoqata e molotovarëve s’ka ligje’, Rama sulmon opozitën:Procesi i zgjerimit mund …
13/03 13:39
Top Channel/ Ambasadorja e SHBA-së në Athinë takoi Ramën, Kryeministri: Diskutuam për çështje…
13/03 13:38
Top Channel/ ‘Parlamenti nuk është noteri i prokurorisë’, Rama flet sërish për çështjen Balluku
13/03 13:25
Top Channel/ ‘S’mund të marrësh peng një konferencë shtypi’, Rama gazetares: Hera e fundit që…
13/03 13:24
Top Channel/ ‘Po bën heroinën’, Rama sulmon gazetaren: Televizioni jot po pastron paratë dhe…
13/03 13:23
Top Channel/Rama debat me gazetaren: Pengon njerëzit për të mësuar të vërtetën, abuzoni me…
13/03 13:23
Top Channel/ ‘Do merrem me kë të dua unë’, Rama përplaset me gazetaren: Asnjë nuk ka hyrë në burg…
13/03 13:12
Top Channel/ ‘Kompani shtetërore për karburantet’, Rama: Atë që bëmë me aeroportet do e bëjmë dhe…
13/03 13:09
DIGITALB DIGITALB