77-vjeçarja Zera Vllaçaj, nga fshati Pakisht i Kukësit, çdo ditë del në tregun e qytetit për të shitur fruta të egra të thata dhe rrobat vetjake për sigurimin e kafshatës. Por, për prodhimet e rrobat e Zajës, blerësit shumë pak kanë interes, me 100 apo 200 lek që siguron në ditë, ajo i përdor për të blerë bukë.