Top Channel/ Historia e 23 vjeçarit nga Teksas që shërben në anijen e luftës që erdhi në Shqipëri
15/09/2025 19:54

Në bordin e anijes komanduese të Flotës së 6-të Amerikane, USS Mount Whitney, që vizitoi Shqipwrinë, shërben edhe një 23-vjeçar nga Teksasi, Alex Blomquist, oficer i tretë dhe pjesë e strukturës civile që mbështet flotën ushtarake amerikane. I rritur pranë një kanali të madh detar ku kalojnë çdo ditë qindra anije tregtare, Alex u magjeps që fëmijë nga bota e lundrimit. Ky pasion e çoi drejt Akademisë Detare të Texas. "Që i vogël, duke parë anijet që kalonin çdo ditë, prane kanalit ku jetoj, më lindi interesi për detin. Pas studimeve në Akademinë Detare Texas A&M fitova licencën e oficerit të tretë dhe nisa punë me Military Sealift Command. Kjo ishte anija ime e parë, më pas kalova në një tanker dhe u ktheva sërish këtu." Të shërbesh në një anije hibride, me staf ushtarak dhe civil, është një përvojë unike që të rrit shumë profesionalisht, thote alex "Është një eksperiencë e veçantë, shumë interesante. Ka shume te rinj qe do te donin te ishin ne vendin tim. Nuk e kisha menduar kurrë të punoja në një anije të Marinës Amerikane. Fëmijë ëndërroja të isha pjese e ekuipazheve në tankerë apo anije tregtare, por kjo zgjedhje rezultoi e shkëlqyer për karrierën time." Për Alex, sfida më e madhe është qëndrimi larg shtëpisë, por ai thotë se kur ke një anije të mirë dhe një ekuipazh të shkëlqyer, gjithçka bëhet më e lehtë. "Është e vështirë të rrish larg familjes, por me një anije si kjo dhe një ekuipazh të mrekullueshëm, e gjitha kthehet në një eksperiencë të bukur. Do ta rekomandoja këtë profesion për çdo të ri që e do detin." Nga brigjet e Teksasit, tek një prej anijeve më të rëndësishme të flotës amerikane, historia e Aleksit është frymëzim për të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë një karrierë në det.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23