Mëngjesin e së enjtes, në komunën e Zveçanit është larguar billbordi me fotografinë e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Billbordi që për vite me radhë ishte i vendosur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq u largua nga punëtorët e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla që monitoronte largimin tha se në Kosovë nuk do ketë vend për figura diktatoriale.