Këtë të martë nisi punë këshilli bashkiak i Himarës me kryetar Dhimitër Kapaj nga radhët e socialistëve. Mbledhja e konstituimit nisi me tensione nga mbështetësit e kryetarit të zgjedhur të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri. Ata kërkuan që të dalin jashtë sallës punonjësit e tjerë ndërsa jashtë godinës u shpalosën parulla “lironi Belerin”.