Himara ka zgjedhur që ditën e Pashkës ta presë ndryshe, ku dy nga vajzat e vogla të veshura me kostumet popullore të zonës kanë shpërndarë vezën e kësaj feste duke uruar banorët por e turistët e shumtë për Pashkë të Bardha e plot mbarësi Vizitorët e ardhur nga Tirana por e turistët nga Gjermania tregojnë se kanë vendosur të festojnë Pashkën në Himarë, ndërsa theksojnë se të tilla aktivitete duhet të ketë në çdo qytet të Shqipërisë. Për kryetarin e bashkisë Himarë Vangjel Tavo dhe deputetin Damian Gjiknuri kjo festë sjell unitet. Festa e Pashkës do të vijojë edhe gjatë mbrëmjes me koncert në sheshin e këtij qyteti.