Pesë të rinj u hodhën në ujërat e Adriatikut për të kapur kryqin gjatë ceremonisë që u zhvillua në portin detar të Durrësit. Besimtarët ortodoksë kanë përkujtuar Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon me Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar. Ceremonia e Ditës së Ujit të Bekuar+ shënon shenjtërimin e ujërave dhe simbolizon pastrimin e mëkateve të njerëzimit.